top of page

Prishtina Outdoor Festival

Festivali organizohet nga Klubi Alpin Prishtina (KAP), nën patronatin e Komunës së Prishtinës, në datat 27 deri me 29 qershor. Festivali i Prishtinës është një festë e natyrës, sportit, turizmit, rekreacionit shëndetësor, aventurës dhe komunitetit aktiv, duke ofruar kështu një larmi aktivitetesh dhe argëtimi në mjedise të hapura në natyrë, me theks në zonat rurale të Gollakut.

 

Për 3 ditë me radhë do zhvillohen aktivitete të ndryshme të cilat përfshijnë klube, shoqata, subjekte natyrore, subjekte biznesi dhe komunitetin e jetës aktive në përgjithësi, duke e shfaqur kështu vitalitetin e qytetit dhe dinamikën inovative dhe rekreative të banorëve të Prishtinës.

Festivali synon promovimin e zonës turistike të Gollakut dhe Prishtinës, zhvillimin e rekreacionit shëndetësor dhe sportiv, theksimin e resurseve turistike të regjionit si dhe shfaqjen e vlerave ambientaliste dhe kulturore.

Kjo përvojë e paharrueshme në natyrë, ku aventura, muzika, rekreacioni dhe komuniteti ndërthuren për të krijuar atmosferë unike, vlen edhe si thirrje për gjithë adhuruesit e natyrës, aventurës, ojq-ve, biznesit të turizmit dhe rekuizitave sportive që ti bashkohen kësaj ngjarje dhe ta shfaqin kreativitetin dhe rrolin e tyre në ndërtimin e kulturës rekreative.

#prishtinaoutdoorfestival #gollaku #moslëgjurmë #aventurëdhesport #natyranabashkon #prishtina #kosova

Galeria e Fotove

bottom of page